DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture Star Inspiration

Urtësi nga Dritëro Agolli/ Thënie për njeriun dhe jetën

Shpërndaje

Nese do te jetonte sot do te mbushte 89 vjec. Behet fjale per poetin dhe shkrimtarin Dritëro Agolli, i cili ka lënë pas nje pasuri veprash, shkrimesh dhe poezish. Poeti i tokës dhe i atdheut, i dashurisë dhe i emocioneve njerezore, ”Star People” ju percjell me poshte disa nga theniet e tij me te bukura, frymezuese dhe qe te bejne te reflektosh per jeten, njeriun dhe dashurine.

 

Dashuria nuk i dhuron , por i jep të gjitha. Ndofta kjo mund të mos jetë e përjetshme , por i përjetshëm mbetet çasti.

Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë , por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit .

Dashuria nuk mësohet në kurse profesionale .

Duaje gruan edhe me gabime, ashtu siç do një libër të bukur edhe me gabime shtypi.

Për mua gruaja është një krijesë me rroba të endura prej bari, uji dhe ere.

Dashuria dhe arti nuk bëhen me urdhër, ashtu siç nuk bëhet me urdhër teshtima.

Dashuria është e para laureshë , që këndon në mëngjesin e rinisë sonë.

Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë deti .

Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet.

Ai që e ndjek dashurinë dhe nuk e pushton , nuk plaket .

Dashuria e bën qiellin të vërtitet në kokë si portokall.

Dashuria deri më sot nuk njeh plan që të plotësohet qind për qind.

Burri është zbulues, gruaja mbrojtësja e zbulimeve.

Dashurinë e zmadhon fisnikëria dhe e zvogëlon meskiniteti.

Dashuria e parë është një provim për të hyrë në dashurinë e vërtetë.

Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje; nëse nuk ndjen as gaz, as hidhërim, as shpresë, një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje, lëreni të vdesë.

U zumë të dy aq shumë për punën. Dhe s’flasim dhe s’vemë e s’vijmë! Eh, budalla! Edhe dhëmbët zihen me gjuhën, Zihen dhe bashkë rrinë.

E vërtetë e pabesueshme. E mbajta në krah tërë ditën. Edhe zemër i dhashë: ‘Mbahu!’ Të nesërmen ne fshat kur arritëm, U tha te tjerëve: ‘Më rrahu!

Jeta është e vështirë . Po vdekja ? Kur do të kthehet ndonjëri të na tregojë

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *