DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Pas 178 vitesh, filarmonia e Nju Jorkut merr vendimin drastik

Shpërndaje

Per here te pare ne historine e saj 178-vjecare, filarmonia e Nju Jorkut bëri anulimin e sezonit për shkak të rregulloreve të detyrueshme shëndetësore te diktuara nga pandemia e koronavirusit.

“Në historinë 178-vjeçare të institucionit tonë, anulimi i një sezoni të tërë shënon rastin e parë historik dhe imponues”, theksoi kryetarja dhe drejtoresha e përgjithshme Deborah Borda në një deklaratë.

“Nëse jeni zhgënjyer, ju lutem të kuptoni se sa të shkatërruar jemi të gjithë nga kjo kthesë e ngjarjeve. Sfidat shëndetësore dhe financiare, në të vërtetë sfidat e përvojës me të cilat përballemi të gjithë, janë të thella”, theksoi ajo.

Borda tha se sezoni 2021-22 i Filarmonisë së Nju Jorkut do të shpallet në pranverën e vitit të ardhshëm, ndersa ne vendimin e tanishem jane shprehur se nuk do te kene shfaqje deri me qershor te vitit te ardhshem.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *