Deklarata e biografes së familjes mbretërore: Meghan Markle delirante, do të jetë në qendër të vëmendjes
Shpërndaje

Meghan Markle, gjithmonë ka dashur të jete ne qender te vemendjes, te ishte ne faqe te pare te mediave dhe te krijonte impakt.
Kjo eshte deklarata e biografes mbretërore Lady Colin Cambell, sipas se ciles, ish- aktorja amerikane eshte delirante, qe gjithmonë ka patur ambicie për të qenë në qendër të vëmendjes.
“Dukesha gjithmonë ka dashur te jetë njeriu më i famshëm në botë, dhe i kishte marrë masat që më përpara duke i dhënë drejtim stafit sipas objektivave të saj”, thotë Cambell. Që prej vitit të kaluar, dhe përpara shkëputjes se çiftit nga familja mbretërore, Meghani kishte marrë informatat mbi të gjitha përfitimet dhe gjerat që do t’i ndaloheshin, në momentin kur ata të largoheshin drejt Amerikës.
Por tema, e cila është kthyer ne ceshtje dite sipas rrëfimit biografik ka të bëjë me mënyrën e të qenit popullor.