DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Theu rregullat e COVID-19? Policia bastis sheshin ku Dua Lipa po xhironte videoklipin e ri

Shpërndaje

Policia bastisi sheshin e xhirimeve të Dua Lipës të mërkurën në darkë pas ankesave nga banorët e lagjes, shkruan ‘The Sun’.

Ylli i muzikës së bashku me grupin e saj të punës zbarkuan në Shoreditch, në Londrën Lindore, të mërkurën mbrëma për xhirimet e kripit të ri, por zhurma dhe dritat e kamerave duket se bezdisën dhe irrituan banorët vendas të cilat lajmëruan policinë.

“Dukej sikur njerëzit në xhirime po thyenin rregullat dhe distancimi social nuk po respektohej”, tha një burim për ‘The Sun’.

“Kishte shumë balerinë përreth. Disa njerëz dukeshin sikur po pinin, kështu që ngjarja përfundoi jo edhe aq mirë”.- shtoi burimi. Fotografitë e publikuara nga tabloidi anglez, kanë shfaqur edhe momentin kur makina e policisë ka arritur në shesh-xhirim.

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *