DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Kur latinët triumfojnë /Jennifer Lopez nuk e fsheh krenarinë, pozon me Maluma-n për ‘Billboard’

Shpërndaje

Jennifer Lopez dhe Maluma pozuan në kopertinë të ‘Billboard’ për numrin e tyre të ri të vitit 2020 ‘Latin Power Players’, ku treguan më shumë në lidhje me komedinë romantike ‘’Marry me’’ që do të lancohet në 12 shkurt të vitit të ardhshëm në kinema, si edhe për produksionin e tyre të ri muzikor “Pa ‘Ti and Lonely”.

“Ne kishim skenarin dhe më pas zgjodhëm vendet ku do të donim të vendosnim muzikë. Ju nuk mund të keni një film nga dy yje të muzikës që interpretojnë dhe nuk kanë një kolonë zanore” – u shpreh J.Lopez .

Jennifer po ashtu tha për ‘Billboard’ se është e lumtur për faktin që filmi “Marry Me” ka në krye dy yje latinë.

Kur latinët triumfojnë /Jennifer Lopez  nuk e fsheh krenarinë, pozon me Maluma-n për ‘Billboard’ 1“Unë kam luajtur në filma prej 25 vitesh dhe kam bërë diku rreth 40. Janë vetëm tre deri në katër filma që unë kam qenë pjesë e një kasti me artistë latinë”, tha Lopez.

Më tej ylli i showbizit  nuk nguroi të shpreh krenarinë për prejardhjen e saj dhe tregoi se po bën gati një album në gjuhën latine.

“Sinqerisht, unë mendoj se unë këndoj më mirë në spanjisht se në anglisht. Kjo është një pjesë e madhe e asaj që unë jam. Të gjithë e dinë që unë jam një vajzë porto rikane nga Bronx. Nuk është diçka që jam përpjekur ta fsheh ndonjëherë – ose kam menduar ndonjëherë se duhet ta fsheh – kështu që të mund të vazhdoj përpara”, tha Jennifer më tej.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *