Përkujtohet 17 vjetori i lumturimit të Nënë Terezës
Shpërndaje

Si sot 17 vite më parë, Nënë Tereza u shpall e ”Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmës dhe kontributit për “më të varfëritë e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi gjithë jetën. Në maj 2011 u mbajt ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.
Më 4 shtator 2016 Nënë Tereza u shpall Shën Tereza e Kalkutës, në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Selinë e Shenjtë e drejtur nga Papa Françesku.
Nënë Tereza, themeloi Misionarët e Bamirësisë me rreth 20 murgesha në vitin 1950 për të ndihmuar të varfërit në rrugët e Kalkutës dhe urdhëri i saj fetar u përhap në të gjithë botën. Ajo fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979, duke u bërë edhe shqiptarja e parë me këtë çmim.