Enrique Iglesias shpallet artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave
Shpërndaje

Enrique Iglesias, do të nderohet me çmimin “Artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave” në edicionin e ketij viti të ceremonisë “2020 Billboard Latin Music Awards” . Artisti nder vite ka siguruar me shume se 180 milione albume te shitura, eshte shkarkuar 19 miliardë herë në platformat muzikore, klipet e tij kanë arritur te marrin rreth 17 miliardë klikime, ndersa mbi 10 milionë njerëz i kanë ndjekur koncertet e tij anembanë botës.
Afo Verde, kryetari dhe kryeshefi ekzekutiv i studios “Sony Music Latin Iberia”, citohet të ketë thënë: “Enrique është një artist ikonik, yll global i muzikës dhe një profesionist i kësaj industrie, por më e rëndësishmja, ai është një njeri i jashtëzakonshëm. Muzika e tij i ka kaluar gjeneratat, dhe ky shpërblim më se i merituar është vetëm testament i ndikimit të vazhdueshëm të tij, në skenën muzikore botërore. Për ne si ‘Sony Music’ është një nderë i veçantë të punojmë me të. Urime, Enrique!”.