DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Kryeministri italian i kërkon ndihmë çiftit Chiara Ferragni- Fedez

Shpërndaje

Pandemia e koronavirusit ka nxjerre me ne pah figuren e personaliteteve publike dhe influencues ne shoqeri, te cilet me mesazhet apo nismat e tyre kane nxitur solidaritet. Se fundmi, çifti i famshëm italian, reperi Fedez dhe infuencuesja e modës Chiara Ferragni, jane ngarkuar nga qeveria për të përhapur mesazhe per inkurajimin e popullatës mbi përdorimin e maskave ​​për fytyrën.

Në një video në Instagram të shpërndarë gjerësisht në mediat sociale dhe italiane, Fedez shpjegoi se ai dhe gruaja e tij morën “një telefonatë të papritur” nga kryeministri Giuseppe Conte.

“Me një gjest të thjeshtë mund të shmangim disi një nga skenarët më të këqij që kemi provuar muajt e fundit: kështu që ju lutem, djema, vendosni një maskë”, tha çifti.

Fedez dhe Chiara Ferragni të cilët numerojne mbi 32 milionë ndjekës të Instagram kanë qenë shumë aktivë në përpjekjet e bamirësisë lidhur me koronavirusin.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *