DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Diplomacy

Kamala Harris feston sot ditëlindjen/ Kush është gruaja që synon të bëjë historinë në SHBA

Shpërndaje

Kamala Harris feston sot ditelindjen e saj te 56-te. Ndersa motorret e fushates elektorale jane ende ndezur deri ne mesnaten e 3 nentorit, kandidatja per zv.presidente duket se ka rrembyer zemren e miliona amerikaneve, duke u bere ne pak kohe nje figure influencuese dhe qe ka krijuar pritshmeri.

Harris eshte gruaja e parë amerikane me ngjyrë që kandidon për një pozitë të tillë. Ajo u lind më 20 tetor 1964 në Oakland, të Kalifornisë dhe u rrit me trashëgiminë indiane, por njëkohësisht duke përqafuar origjinën e saj nga Xhamajka (prinderit e saj jane dy emigrantëve nga Xhamajka dhe India).

I ati i saj Donald Harris një profesor ekonomie në Universitetin Stanford, dhe e ëma Shiamala Gopalan një kërkuese shkencore dhe njëkohësisht një aktiviste për të drejtat e njeriut u bënë bashkë në vitet 60-të, në lëvizjet për të drejtat e afro-amerikane.

Në daljet e saj publike, Harris përmend vazhdimisht krenarinë për origjinën e identitetit të saj, por njëkohësisht e përshkruan veten si “amerikane”.

Karriera e Harris eshte e larmishme. Me nje background ne shkenca ekonomiko-politike, asaj iu besua posti i kryeprokurores në distriktin e San Franciskos në vitin 2003, përpara se të zgjidhej si gruaja e parë me ngjyrë që shërbeu si kryeprokurorja e përgjithshme e Kalifornisë. Ajo hyri në botën e politikës në vitin 2016, në garën për senatore ku doli fituese ndaj garuesëve me më shumë eksperiencë.

Aktiviste per te drejtat e njeriut, perkrahese e reformave qe lehtesojne ligjin per emigrimin, Harris eshte sot në rreshtin e parë te grave qe mund te ndryshojne Ameriken dhe gjithe boten , nese historia do te jete ne krahun e tyre.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *