DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle Showbiz

Një ditë si kryeministre/ Sanna Marin i lë vendin 16-vjeçares nga Finlanda Jugore

Shpërndaje

Kryeminstraja finlandeze, Sanna Marin në mënyrë simbolike i ka lënë pushtetin një vajze 16-vjeçare në kuadër të fushatës promovuese për të drejtat e vajzave.

16-vjecarja Aava Murto me origjinë nga Vaasky, një qytet i vogël në Finlandën Jugore, do u drejtohet disa deputetëve, si dhe ministrit të Zhvillimit dhe Tregtisë së Jashtme me nje fjale pershendetse pasdite.

Gjatë takimeve të saj, nxënësja e shkollës së mesme, e cila po bën fushatë aktive për çështje klimatike dhe të drejtat e njeriut, gjithashtu synon të flasë për fuqinë inovative të të rinjve.

“Mendoj se të rinjtë mund t’i mësojnë të rriturit të jenë më inovativë dhe të mendojnë më shumë për të ardhmen”, deklaroi 16 -vjecarja.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *