DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Kim Kardashian bën 40 vjeç; nga vajzë e thjeshtë në ‘mbretëreshën e rrjeteve sociale’

Shpërndaje

Kim Kardashian, feston sot ditëlindjen e saj të 40-të. ‘Mbreteresha e rrjeteve sociale’ numeron sot 190 milione ndjekes ne Instagram, ndersa vazhdon te jete e suksesshme dhe te pasurohet (Forbes e vleresoi pasurine e saj me 750 milione dollare muajin e kaluar) nepermjet linjes se saj te make up, veshjeve, por edhe te jete pjese e fushatave dhe nismave bamiresese.

Ju mund të pyesni pse është kaq e famshme – por ndoshta pyetja më interesante është se si? Si mundet që një grua amerikane të ‘shesë’  imazhin dhe mënyrën e saj të jetesës aq me aftësi, sa të bëhet një njeri i famshëm global? Si mundet që dikush që thjesht poston imazhe të vetvetes të bëhet një nga figurat më influencuese në kohët moderne?

Te gjitha keto pyetje ”The Guardian” i shtron per pergigje ne nje artikull dedikuar yllit te ”Keeping Up with the Kardashian”.

”Për Kardashian West duket sikur kritika dhe publiciteti janë ndoshta vetëm e njëjta gjë ”, – shkruan ne artikullin e saj prestigjiozja britanike.

Ishte vitit 2012 kur ajo u bashkua me Kanye West. Në vitin 2014, çifti u shfaq në kopertinën e Revistës ‘Vogue’. Kopertina tërhoqi shumë kritika, kryesisht nga industria e modës, duke vënë në dyshim kredencialet e modës të Kardashian West. Redaktuesja e ‘Vogue’, Anna Wintour, thotë se ishte sfiduese si sipermarrje dhe në editorialin e atij numri te revistes shkroi: “Një pjesë e kënaqësisë së redaktimit të ‘Vogue’…është të jesh në gjendje të shfaqësh ata që përcaktojnë kulturën në çdo moment të caktuar”.

Raporti i saj me publikun dhe ndjekesit mund te quhet fare mire si nje histori mes dashurise dhe urrejtjes. Jo me kot, Ethan Zuckerman doli me termin “pop-up ads” dhe shpiku fjalën “Kardashian” për të treguar një “njësi të famës së pamerituar”.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *