DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Si t’i mbijetoni një femre Akrep!

Shpërndaje

Jemi zyrtarisht në sezonin e Akrepit ( 23 tetor- 21 nëntor).
Elementi: Shenjë uji
Fjalët kyçe: Tension, pasion, emocione, mister,

Gra të famshme të kësaj shenje: Marie Curie (gruaja e pare qe fitoi Cmimin Nobel), Hillary Clinton, Indira Gandhi, Condoleeza Rice, Laura Bush, Grace Kelly, Kendall Janner, Ciara, Katy Perry, Anne Hathaway, Emma Stone, Julia Roberts, Ivanka Trump, Anna Wintour etj

Kombinimi më i mirë: Shenja që kombinohet në mënyrë perfekte me Akrepin është Gaforrja. Ka një përputhje që vjen kaq natyrshëm mes këtyre shenjave, pasi të dy janë të dhënë pas besimit dhe intimitetit.

Akrepi është një paradoks në vetvete. Femrat e kesaj shenje janë të dedikuara, besnike dhe të fokusuara tek gjërat e tyre, por nga ana tjetër si shenjë uji jane është emocionalisht shumë fluide dhe pasionante. Ka shumë mister brenda saj dhe është një nga shenjat më e dhënë pas intimitetit nga i gjithë zodiaku. I përket grupit të grave “o të gjitha, o asgjë!”.

Femra Akrep ka një energji të jashtëzakonshme që është e pamundur ta injorosh. Është mbretëreshë e transformimit, ‘mashtruese’ e dashurisë, dinake dhe e pakundërshtueshme, pushtuese e pasionit dhe partnere perfekte. Di të jetë shumë misterioze, tinëzare, provokuese, por edhe emocionale. E tërheqin meshkujt me karakter të fortë, për të cilët paraqet një sfidë më vete. Akrepi femër është një femër flirtuese. S’do t’ia jepte zemrën lehtë një mashkulli, pasi tregon shumë kujdes në shfaqjen e emocioneve.Sidoqoftë, një Akrep do të tregohet gjithmonë i sinqertë me ju, sepse femrat Akrep i vlerësojnë shumë lidhjet e thella shpirtërore. Nuk është aq e vështirë të jetosh me një Akrep, për sa kohë ndiqni këshillate mëposhtme.

Shmangni lojërat

“E admiroj miqësinë dhe dashurinë e sinqertë të Akrepëve, por kini parasysh se janë të pamëshirshëm dhe të shkatërrojnë jetën nëse i prek aty ku s’duhet,” thotë Bri Luna, themeluese dhe drejtoreshë kreative e The Hoodwitch. Për të mbajtur një Akrep pranë, mjafton të tregoheni të sinqertë. “Nuk kanë kohë për marrëdhënie të shtirura,” thotë astrologia Lisa Stardust.

Mos e ekzagjeroni

Akrepët do t’ju japin duart nëse bëheni dramatikë. “Nëse ju shqetëson diçka, shprehuni dhe përmblidhini ndjenjat në një fjali,” thotë Stardust. Femrat Akrep kane shume intuite keshtu qe edhe me pak fjale ato do e kuptonin sic duhet situaten. Kjo shenjë është e dhënë pas bisedave të thella. Mos u habisni nëse i tregoni sekretin tuaj më të madh një Akrepi, pak orë pasi e keni njohur. “Thjesht do të rrisë pëlqimin për ju,” thotë Sarah Potter, lexuese e letrave tarot.

Ndërtoni besim

Akrepët do të jenë gjithmonë aty për ju, për sa kohë kjo ndjenjë është reciproke. “Edhe pse s’do të bien gjithmonë dakord me ju, do t’ju mbrojnë deri në vdekje nëse i keni bërë për vete,” shpjegon Stardust.

Mos i nxisni të shprehen ,nese nuk duan

Nga natyra, Akrepët janë natyre selektive dhe te mistershem. Nëse i nxisni të shprehen, do të duket sikur po fusni hundët aty ku s’ju takon. Nëse iu krijohet ideja se duhet të vetëmbrohen, do t’ju pickojnë.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *