DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Diplomacy Star Inspiration

Hillary Clinton feston ditëlindjen, rrugëtimi i saj nga studente drejt Shtëpisë së Bardhë

Shpërndaje

Hillary Clinton feston sot ditelindjen e saj te 73. Nga nje vajze e thjeshte e nje familjeje te klases se mesme ne nje zone periferike te SHBA-se se viteve 50-te , ne nje studente aktiviste, e me pas ne Zonjen e pare te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Hillary Klinton u be simbol per disa dhe rrufepritese per disa te tjere.

Nga viti 2009 deri në vitin 2013, ajo ishte sekretarja e 67-të e SHBA, duke qenë nën presidencën e Barack Obamës. Ajo përfaqësoi me herët Nju Jorkun në Senatin amerikan gjatë viteve (2001-2009). Gjithashtu, si gruaja e Presidentit Bill Clinton, ajo ka qene Zonja e Parë nga viti 1993 deri në vitin 2001.

Clinton ka vizituar  më shumë vende se çdo Sekretar tjetër Shteti. Ajo shihte “fuqinë e zgjuar” si strategji për të pohuar lidershipin dhe vlerat amerikane, duke kombinuar fuqinë ushtarake me diplomacinë dhe aftësitë amerikane në ekonomi, teknologji, dhe fusha të tjera. Ajo inkurajoi fuqizimin e grave kudo, duke përdorur mediat sociale për të komunikuar mesazhin e SHBA-së jashtë vendit,dhe historia ka treguar se ia arriti me sukses.

Clinton ka nje doktorature ne drejtesi. Me heret ajo ka sherbyer si këshilltare ligjore. Në vitin 1975 u martua me Bill Clinton dhe jane prinder te nje vajze me emrin Chelsea.

Në 1977 ajo themeloi organizatën për mbrojtjen e fëmijëve dhe familjeve. Ajo u cilësua si gruaja e parë partnere e Korporatës së Shërbimeve Ligjore.

Në rolin e bashkëshortes së presidentit, ajo udhëhoqi një grup pune në Arkansas, ndihmoi të reformoheshin shkollat publike dhe jo vetëm.

Si Zonjë e Parë ajo ndihmoi në krijimin e programit për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve duke u marrë edhe me çështje që kishin të bënin me mbrojtjen e familjes e adoptimin.

Madje në një fjalim të 1995 në Kinë Clinton u shpreh se të drejtat njerëzore janë të drejtat e grave dhe të drejtat e grave janë të drejtat njerëzore.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *