DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Filmi “Open door” do të prezantojë Shqipërinë në “Oscar 2021”

Shpërndaje

“Open door” me regji nga Florenc Papas do të prezantojë Shqipërinë në “Oscar 2021”.

Sipas njoftimit të QKK, komisioni votoi online për të përzgjedhur kandidaturën shqiptare qe do të konkurrojë në edicionin e 93 te “International Feature Film Award”.

Filmi më herët ka qenë pjesë në kompeticionin zyrtar të “Sarajevo Film Festival” ku ka pasur edhe premierën botërore të tij.

Për herë të parë publiku shqiptar me këtë film është njohur në Tirana International Film Festival ku edhe këtu pati shumë vlerësime pozitive edhe per aktoret Luli Bitri, Jonida Vokshi, Sotiraq Bratko, etj,

Filmi rrefen për historinë e dy motrave të cilat ndërmarrin një udhëtim të gjatë për në shtëpinë e babait të tyre dhe shqetësimin që ato kanë për përballjen me të dhe mentalitetin e tij patriarkal.

Tematika e filmit është përballja e dy botëve, brezit te ri që e sheh jetën në mënyre realiste dhe atë të babait të tyre që është një botë tradicionale dhe konservatore.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *