DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Festa e ”çmendur” e Kim Kardashian, shpenzoi 1 milion dollarë për ditëlindje

Shpërndaje

Kim Kardashian, festoi mbremjen e 21 tetorit ditëlindjen e saj të 40-të. ‘Mbreteresha e rrjeteve sociale’ numeron sot 190 milione ndjekes ne Instagram, ndersa vazhdon te jete e suksesshme dhe te pasurohet (Forbes e vleresoi pasurine e saj me 750 milione dollare muajin e kaluar) nepermjet linjes se saj te make up, veshjeve, por edhe te jete pjese e fushatave dhe nismave bamiresese.

Kete ditelindje Kim preferoi ta kalonte ndryshe, teksa udhetoi me familjen dhe miqtë e saj te ngushte në një avion privat për të festuar në një nga ishujt më luksoz në botë në Tahiti.

Mediat roze raportojne se Kim shpenzoi një milion dollar per udhetimin dhe festen e organizuar në ishullin privat në Polinezinë Franceze me mbi 35 vila të rezervuara.

Grupi – që përfshinte motrat Kourtney dhe Khloe Kardashian, Kendall Jenner, vëllain Rob Kardashian dhe nënën Kris Jenner – u trajtuan me një mori darkash të bollshme, vizita në SPA dhe udhëtime përreth ishullit përrallor.

Festa e ''çmendur'' e Kim Kardashian, shpenzoi 1 milion dollarë për ditëlindje 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *