Bebe Rexha do të interpretoje ne filmin “Queenpins” në krah të Kristen Bell
Shpërndaje

Bebe Rexha do të interpretoje ne filmin “Queenpins”, përkrah aktores amerikane, Kristen Bell.
“Queenpins” ekranizon jeten e nje amvise, e lodhur nga qendrimi ne shtepi dhe anashkalimi nga bashkeshorti dhe shoqëria, e cila vendos të marrë përsëri kontrollin e jetës së saj duke filluar një klub të paligjshëm të kuponëve. Papritur ajo përfundon duke ‘ngritur’ nje skeme mashtrimi , pasojat e se ciles nuk vonojne te vijne.
“Ky është një film perfekt për Bebe për të bërë debutimin e saj. Ajo është një femër talente e jashtëzakonshme dhe një super yll ndërkombëtar dhe ne e duam atë për këtë rol si Tempe Tina. Ne e dimë që ajo do të shtojë kaq shumë argëtim, talent dhe personalitet në këtë kast”, tha kryetari i STX, Adam Fogelson.