DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Tourism

Një udhëtim virtual (e shpirtëror) në Mal të Zi

Shpërndaje

2020 -ta nuk është viti që dëshmon më së miri për turizmin dhe udhëtimet,megjithate ne kete artikull duam t’ju çojme ne nje udhetim virtual (shpirteror) ne Mal te Zi dhe te tregojme arsyet pse eshte nje nga destinacionet me te kerkuara ne Ballkan.

Montenegro është shndërruar në një nga vendet më tërheqëse e magnet për turizmin e ditëve të sotme.
Turistë në kërkim të deteve të kaltër dhe akomodimeve luksoze po vijnë tani me shumicë në këtë perlë
të Ballkanit.
Një natyrë e bukur, ku bashkohen mali dhe deti, shtëpitë luksoze të stilit venecian, dyqane të markave
më të njohura si dhe një hapësirë e gjerë ku mund të hedhin spirancën disa nga jahtet më të mirë të
botës.

Një udhëtim virtual (e shpirtëror) në Mal të Zi 1
Mali i Zi ka një bregdet piktoresk dhe gjithashtu një rajon me reliev malor. Ky vend ka qenë i njohur për
turistët që nga vitet 1980, dhe që nga ai vit i largët, Mali i Zi konsiderohet si një nga destinacionet më të
vizituara në Europë. Për të gjithë ata të cilët duan të dinë disa prej vendeve dhe pikave turistike më
interesante, më poshtë është një listë e tyre.

Kotorr
Pjesë e UNESCO-s, qyteti antik i Kotorit është një gur i çmuar arkitekturor i ndikuar nga dhjetëra kultura
gjatë historisë shekullore të tij dhe ku gjenden edhe sot fakte të një kaluare të pasur. Konsiderohet si një
nga qytetet mesjetare më mirë të ruajtura në bregdetin e Adriatikut, qyteti i fortifikuar i Kotorrit
mbështetet në malet e pjerrëta që rrethojnë kanalet e thella të Gjirit të Kotorrit.
Muret e trasha të gurit që rrethojnë qytetin, dikur kanë qenë vija e fundit e mbrojtjes midis vendasve
dhe ushtrive pushtuese, por sot, janë një atraksion i vërtetë turistik.

Budva
Budva është qendra më e madhe turistike e Malit të Zi, me rrugicat e saj të ngushta dhe antike, një
qytet magjepsës, rrethuar nga mure mbrojtës të ruajtur mirë që nga mesjeta. Dikur, bastion kundër
pushtuesve osmanë, Budva tani është një vend i paqtë dhe mikpritës, i cili konsiderohet nga njerëzit si
kryeqyteti i Malit të Zi. Disa nga restorantet më të mira të Malit të Zi që ofrojnë ushqime tradicionale
janë pikërisht në Budva dhe në fshatin fqinj Bigovo. Riviera piktoreske, si dhe trashëgimia e pasur
kulturore e bëjnë Budvën ndër destinacinet më të preferuara.

Manastiri Ostrog
I vendosur lartë në shkëmbin e madh të Ostroška Greda, Manastiri i Ostrogut është vendi më i
pazakontë arkitektonik dhe një destinacion i pelegrinazhit të krishterë. Ai konsiderohet si qendra
shpirtërore e Malit të Zi . I gjithë manastiri është i gdhendur nga një shpellë në një shkëmb pothuajse
vertikal, ndërtuar që në shekullin e 17-të si një strehë kundër Perandorisë Osmane.

Manastiri përfshin dy kisha shpellore të brendshme të zbukuruara me afreske, disa prej të cilave janë pikturuar direkt në
muret e shkëmbinjve.

Parku Kombëtar Durmitor
I krijuar në vitin 1952-n, Parku Kombëtar Durmitor ka një seri mrekullish natyrore. I gjendur në një zonë
prej 390 km2, Parku Kombëtar Durmitor përfshin 18 liqene, 48 maja mbi 2,000 metra të lartë, jetë të
egër dhe bimësi të rrallë, si dhe pyje shekullorë. Ky është destinacioni ideal për të gjithë të pasionuarit
pas shëtitjeve malore, çiklizmit malor, rafting dhe alpinizmit.

Sveti Stefan
Ishulli i ‘’Shën Stefanit’’ është ai që zakonisht përshkruhet në të gjitha rrugët turistike dhe librat
udhëzues mbi Malin e Zi. Mund të themi se imazhi i veçantë i këtij ishulli është një kartë biznesi e njohur
e Malit të Zi. Dhe absolutisht e merituar!
Sveti Stefan është një vend unik përgjatë Rivierës së Budvës i cili qëndron në një ishull shkëmbor. Në
vitet 1950 dikush dha idenë për të investuar në fshatin e vogël. Banorët u dëbuan dhe Sveti Stefan u
shndërrua në një qytet-hotel luksoz. Ndër mysafirët e tij kanë qenë: Marilyn Monroe, Sophia Loren dhe
Kirk Douglas.

Ada Bojana
Ada Bojana është një ishull në formë trekëndëshi që njihet për bimët dhe kafshët e rralla që strehon, si
dhe për plazhet e gjatë dhe të bukur. Sipas një legjende, Ada Bojana është formuar rreth një gërmadhe
anije, e cila u fundos në gojën e gjerë të lumit Bojana. Bojana është një parajsë e vërtetë për vëzhguesit
e zogjve dhe admiruesit e bimëve.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *