”Njerëz gëzojuni jetës” – Beyonce mahnit në kopertinën e re të ”Vogue”
Shpërndaje

E kuruar, elegante, trendi dhe pompoze. Keshtu mund te cilesohet imazhi i Beyonce ne kopertinen e revistes britanike ‘Vogue’
Ne kete interviste diva e muzikes flte me shume per jeten e saj pas dritave te skenes, perditshmerine dhe memesine.
“Unë i lë fëmijët që të kuptojnë se nuk janë të rinj për të kontribuar për botën. Asnjëherë nuk i nënçmoj mendimet e tyre dhe shikoj me ta se si ato mund të kenë ndikim”, është shprehur 39-vjecarja.
Si njëri prej zërave të fuqishëm ne bote, artistja pati rastin të diskutojë edhe për fushatën ‘Black Lives Matter’, ku kërkoi drejtësi për personat me ngjyrë që u vranë gjatë këtij viti.
Edhe pse 2020 ka qene nje vit i veshtire per te gjithe, Beyonce deshiron ta shohi me pozitivitet situaten. Ajo rrefen per ‘Vogue’ se sa e rendesishme eshte qe ta jetojme momentin dhe te gezohemi edhe per gjerat e vogla.
Me nje karriere te lavdishme, nje forme perfekte fizike, nje familje te bukur, ajo po jeton nje nga momentet me te mira te jetes se saj.