Vikena Kamenica risjell këngët e njohura tiranase në stilin jazz
Shpërndaje

Në kuadër të aktiviteteve që po mbahen në këtë periudhë të vështirë pandemie për 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, artistja Vikena Kamenica ka dhënë një koncert jo të zakonshëm në hollin e Muzeut Kombëtar.
Koncerti i titulluar “Nur i bukur të ka ra” ka risjelle per publikun disa nga kenget me te bukura tiranase në stilin Jazz. Koncerti që duhej t’i adresohej një salle të madhe, u përcoll për një publik të kufizuar nga detyrimet e situatës së pandemisë.
Artistja premtoi se këtë event do ta sjellë sa më shpejt të mundet për të gjithë admiruesit e saj dhe të muzikës jazz.