Bebe Rexha nostalgjike për të shkuarën: Më mungon jeta e thjeshtë
Shpërndaje

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është shumë nostalgjike për të kaluarën dhe kete nuk ngurron ta tregoje edhe per fansat e saj ne mediat sociale.
Së fundmi, artistja me origjine shqiptare ka publikuar në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook një fotografi nga e kaluara e saj, ku shfaqet bashkë me të vëllanë e saj, Florentin, kur ishin të vegjël.
“Ditët e mira të vjetra me Florentin. Më kthe prapa në jetën e thjeshtë”, ka shkruar artistja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.
Bebe Rexha dhe vëllai i saj Florenti janë fëmijët e vetëm të prindërve Flamur dhe Bukurije Rexha me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë.
Ata u rritën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare, per te cilen Bebe jo pak here eshte shprehur se eshte shume krenare.