Prezantimi i Festivalit të Këngës në RTSH pritet t’i besohet Jonida Vokshit
Shpërndaje

Vetem para disa ditesh RTSH beri publike listen me emrat e kengetrave pjesemarres ne Festivalin e 59-te te Kenges, por asnje njoftim nuk u dha per moderatorin/moderatoren qe do te drejtoje kompeticion me te madh te muzikes se lehte shqiptare kete vit.
Megjithate mediat po aludojne se eshte nje emer. Behet fjale per Jonida Vokshi
E ftuar në TCH diten e sotme, Jonida u pyet “A do ta prezantosh festivalin e fundvitit, meqenëse ta kanë propozuar?”.Pas disa minutave heshtjeje, Jonida tha “kush ma ka propozuar?”, një përpjekje për të shmangur pyetjen. Pas këmbënguljes së dy moderatorëve, aktorja pranoi propozimin nga organizatorët dhe u shpreh se eshte duke e menduar.
Burime nga Radio Televizioni shqiptar bejne me dije se kete vit festivali i kenges do te mbahet ne kushte te vecanta te pandemise, duke respektuar rregullat e percaktuara nga Ministria e Shendetesise. Ende nuk eshte njoftuar vendi se ku do te zhvillohet Festivali, numuri i neteve, lloji i jurise etj
Shume prej ketyre pyetjeve miqte dhe dashamiresit e shumte te Festivalit te Kenges do t’i marrin pergjigjet diten e neserme kur stafi i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, do të realizoje një takim me autorët dhe interpretuesit e këngëve konkurruese.