DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

U infektua me Covid-19, Alketa Vejsiu tregon përjetimet e karantinës

Shpërndaje

Ndërsa disa ditë më parë delaroi se ishte prekur nga COVID-19, Alketa Vejsiu ka vendosur që së fundmi të tregojë gjerësisht për këtë eksperiencë dhe ditët e karantinimit në shtëpi. Moderatorja i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të ndjekësve që nga karantinimi , simptomat e para e deri tek mungesa e fëmijëve e njerëzve të tjerë të dashur që nuk ka mundur t’i takojë dhe tu qëndroj pranë.

 

‘’U karantinova në dhomë më vete. Kam njerëz në shtëpi që më kanë ndihmuar. Ushqimi i preferuar supë pule me limon dhe pak oriz( super hiti i karantinës), se nuk ndjeja asnjë shije asnjë aromë. Për fat familjarë dhe njerëzit e shtëpisë kanë gëzuar shëndet të plotë të gjithë, pasi bënë tamponin dhe testin e gjakut! Gjatë dy javëve mbajta maskë edhe në shtëpi, edhe alkool me vete për çdo gjë që prekja!

Ditën e parë temperaturë 37.2 dhe ethe. Kisha ftohtë! Pastaj 3 ditë asgjë, pak dhimbje të lehtë koke, pak rrufë! Dyshova kur më iku shija dhe nuhatja(që ishte simptoma më e bezdisur në rastin tim). Bëra tamponin dhe dola pozitive! Ky virus ka dy gjëra të këqija: Nis lehtë dhe në ditën e pestë të këput. Ditën e parë ke gjithmonë idenë që ti s’ke asgjë, thjesht je ftohur. Të krijon edhe idenë që njerëzit e familjes nuk i kap dhe je gjithmonë i shpenguar me ta. Kujdes gjatë gjithë kohës.Fëmijët rezultuan negativ, por fëmijët në shkolla e kopshte janë mbartës dhe transmetues kështu që me ta duhet punë ndërgjegjësuese për të ulur probabilitetin e infektimit me sa të mundemi. Në ditë e pestë bëhesh nervoz dhe kur nis lexon ditaret e virusit online ndjen dhe frikë! Ah, po bëra dhe skaner. Në fillim dhe në fund të dy javëve. Shenja të lehta ne mushkri, rasti më i lehtë thanë mjekët, por ç’më kanë parë sytë në senatorium, CD mushkërish në gjendje të rëndë. Lutem që kushdo që po lufton ta kalojë lehtë! Kush e kalon lehtë të falenderojë Zotin!

 

Po ditën e parë isha e këputur komplet. Pa fuqi. Ke një lloj debulese që është normale. Ky virus të demoralizon, të bën nervoz. Flisni veç me njerëz që të japin forcë e s’të fusin në panik. Dr.Pipero më tha një këshillë të bukur: “Mësohu ta duash koronën, duhet të bashkëjetosh disa ditë me të. Virusi s’ka për qëllim të të vrasë ty apo njeriun, ai thjesht ka gjetur habitat trupin e njeriut për të mbyllur ciklin e tij”. Duhet mposhtur me mendim pozitiv sepse e ka këtë efekt, kur e kalon mendon gjëra të çuditëshme”, ka treguar Alketa.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *