DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

“Nëna ime u rrit në jetimore…”, – këngëtarja vendos të birësojë një fëmijë

Shpërndaje

Leona Lewis dhe bashkeshorti i saj Dennis Jauch jane gati qe ta shtojne familjen e tyre. Lajmin e ka bere te ditur vete kengetarja e cila eshte shprehur se deshiron te adoptoje nje femije.

Gjatë një interviste, e pyetur nëse dëshirojnë të bëjnë fëmijë në të ardhmen, Leona u shpreh se ajo dhe Dennis duan shume qe familja te zgjerohet, ndërsa tha se kërkon të birësojë një fëmijë.

Këngëtarja shpjegoi se nëna e saj u rrit në një jetimore dhe përvoja e së ëmës e bëri të marrë në konsideratë birësimin në të ardhmen.

“Dua të kem fëmijë, por unë dhe Dennis kemi biseduar edhe për birësimin,”- tha ajo për revistën ”Stella”. “Nëna ime u rrit në jetimore dhe askush nuk e birësoi, ndaj dua shumë të birësoj një fëmijë.” Leona  dhe Dennis u martuan pas nëntë vitesh bashkejetese në vitin 2019.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *