Filmi turk ”Mrekullia në Qelinë e 7-të” nominohet për Oscar
Shpërndaje

Filmi turk “Mrekullia në Qelinë e 7-të” pati një popullaritet të madh gjatë karantinës në pranverë ku u shfaq në platformën ‘Netflix’. Së fundmi një lajm i gëzuar ka ardhur për të gjithë fansat e tij. Filmi është nominuar për çmimin prestigjioz Oscar në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.
Filmi eshte nje prodhim i vitit 2019, nën regjinë e Mehmet Ada Ozekin dhe me një interpretim të mrekullueshëm të aktorëve të njohur turq: Aras Bulut Iynemli, Nisa Sofiya Aksongur, Celile Toyon, Ilker Aksum, Mesut Akusta, Deniz Baysal, etj.
Ai rrëfen historinë e një babai (Memo) i cili vuan nga disa çrregullime mendore dhe vajzës së tij (Ova).
Ova dhe Memo bëjnë një jetë normale pavarësisht çrregullimit të Memos. Një aksident ndryshon jetën e tyre. Një vajzë e vogël godet kokën në një shkëmb dhe vdes. Pranë saj gjendet Memo dhe faji i mbetet atij. Memo futet në burg ndërsa vajza e tij e vogël përpiqet të gjejë dëshmitarë për ta liruar të atin nga burgu. Memo fillimisht keqtrajtohet në burg por kur të burgosurit kuptojnë se ai ka çrregullime mendore vendosin ta ndihmojnë.