DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Dua Lipa: Edhe pasi fitova ‘Grammy’, kishte njerëz që ishin skeptikë për talentin tim

Shpërndaje

Gjatë një interviste për revistën ‘’Attitude”,  Dua Lipa pranoi se iu desh të luftonte me emocionet e saj negative dhe shëndetin  e saj mendor pas talljes që iu bë në internet në vitin 2018 me anë të një video satirike ku ajo shfaqej duke kërcyer.

“Unë e kam provuar stresin kur publikova albumin tim të parë dhe ishte padyshim diçka që më dha ankth e më bëri të mërzitem e të ndjehem sikur nuk isha mjaft e mirë për të qenë në skenë.’’

Edhe pasi videoja e vallëzimit u bë virale, këngëtarja fitoi dy çmime ‘Grammy’ për “Artisten e re më të mirë” dhe “Këngën më të mirë ritmike” në vitin 2019, megjithëse kishte akoma skeptikë që dyshonin për të.

“Edhe pas Grammy-t, disa njerëz ishin skeptikë: ‘Epo, ajo nuk e meriton atë’”, tha ajo.

Më tej Dua ka shpjeguar se kjo situatë iu kthye në një situatë stresante.  ‘’ Unë ngjitesha në skenë dhe nëse dikush po më xhironte, në kokën time unë isha duke thënë: ‘Oh, ata po më filmojnë sepse ata duan ta mbajnë atë video’. Mendoja: ‘Ata do ta filmojnë në mënyrë që të mund të qeshin me mua ose diçka tjetër’”, u shpreh ajo për ‘’Attitude’’.

Me tej Dua ka terguar se ky moment i vështirë e ka bërë më të fortë dhe të ketë më shumë besim në talentin dhe aftësitë e saj. Pas këtij momenti, në karrierën e saj Dua Lipa ka njohur vetëm ngjitje.

Ajo publikoi albumin e saj të dytë “Future Nostalgia” në muajin mars, i cili fitoi vlerësim të gjerë nga kritikët e muzikës dhe vazhdon të jetë në top listat e botës.

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *