10 trendet e kapeleve dimërore
Shpërndaje

Historikisht sinonim i elegancës, kapelet nuk kishin si të mungonin në javët e modës. Madje ato ishin protagonistet e koleksioneve të vjeshtës dhe dimrit.
Gjithmonë në kuadër të gruas së sofistikuar, stilistët këtë vit kanë propozuar pak a shumë të gjitha stilet, nga klasiket tek modernet, ekstravagante apo retro.
Përveç kapeleve nuk mungojne as kapuçët tipik të dimrit , të pranishëm jo vetëm në pasarela, por edhe në garderobën e çdo vajze. Kapelet e punuara me dorë gjithashtu u prezantuan si simbol i sharmit retro, thurjet me grep gjithashtu, apo edhe velin i cili i jep gruas tisin e ndrojtjes dhe misterit.