DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Afro-amerikania Asya Branch kurorëzohet “Miss USA 2020”

Shpërndaje

22-vjecarja  Asya Branch, është shpallur “Miss USA 2020”.

Bukuroshja e cila u kurorëzua si mbretëresha e bukurisë amerikane, është afro-amerikania e parë që përfaqëson shtetin në konkursin vjetor, gjithashtu është hera e parë që një garuese në Misisipi fiton titullin.

Miss Idaho USA, Kim Layne, u zgjodh shoqëruesja e parë, ndërsa Miss Oklahoma USA, Mariah Jane Davis, u zgjodh shoqëruesja e dytë.

Pas marrjes së kurorës Branch bëri edhe një deklaratë në të cilën vuri theksin tek armët dhe tek kujdesi qe duhet treguar per tregtimin dhe marrjen e lejes se perdorimit per to.

Afro-amerikania Asya Branch kurorëzohet  “Miss USA 2020” 1“Si dikush që u rrit në një shtëpi me armë, unë mësova qe në moshë të hershme si të mbushja, si të qëlloja dhe vendosja në siguresë një armë”, tha ajo. “Dhe, unë mendoj se arsimi duhet të jetë i disponueshëm për të gjithë. Unë besoj se duhet t’u kërkojmë njerëzve të kalojnë kurse trajnimi dhe sigurie përpara se të lejohen të blejnë një armë dhe para se të marrin një leje perdorimi.”

“Unë mendoj se është e rëndësishme që ne të mos ndalojmë armët, sepse pa dyshim që njerëzit do të gjejnë një mënyrë për të marrë atë që duan gjithsesi”, vazhdoi ajo. “Por unë mendoj se është i drejtë amendamenti ynë i dytë dhe na duhet vetëm më shumë siguri rreth kësaj”.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *