Fituesit e panairit te librit 2020
Shpërndaje

Panairi i Librit 2020, arriti t’i mposhte me sukses veshtiresite e krijuara nga pandemia e Covid-19, duke ardhur tek lexuesi ne nje organizim krejt ndryshe nepermjet platformes online.
Botuesit më të mirë shqiptarë sollën këtë vit botimet e tyre për lexuesit në nja panair virtual.
Edhe ne kete edicion nuk kane munguar perkthimet nga letersia e huaj, por edhe botimet e reja ne shqip qe mbajne emrat e Besnik Mustafajt, Fatos Kongolit etj. Dita e fundit e panairit u mbyll me disa vleresime per botimet me te mira.
Çmimi Autori i Vitit i është dhënë te ndjerit Fatos Baxhaku, për prurjen e tij “Në emër të Noes”, një vepër shumë interesante ku kemi një ndërthurje me një bazë historike, një fanatazi të hollë dhe të bukur. Ndërsa çmimi i Përkthyesit më të Mire i eshte dhene Agim Doksanit për përkthimin e veprës “Jeta e gënjeshtërt e të rriturve” të Elena Ferrantes.
Çmimi i përkthimit me të mirë nga letërsia franceze ju akordua Primo Shllakut për romanin “Katedralja, Shën Mëria e Parisit”