U akuzua për bullizëm, ”Ellen Show” zgjidhet emisioni më i ndjekur
Shpërndaje

Ellen DeGeneres, autorja dhe moderatorja e ‘’Ellen Show’’ u perball para disa kohesh me një valë akuzash publike se shfaqja e saj kishte një mjedis toksik pune, ngacmues, ku bullizohen dhe shkelen të drejtat e pjesëtarëve të skuadrës.
Por ne mesin e ketyre akuzave nje lajm pozitiv ka ardhur per prezantuesen e njohur. Emisioni i 62-vjecares eshte zgjedhur nga “People’s Choice Awards” si nje nder emisionet me te ndjekur.
Kjo sigurisht nuk eshte hera e pare qe ajo e ka fituar kete cmim, per te cilin ne nje mesazh ne mediat sociale eshte shprehur falenderuese per stafin dhe bashkepunetoret.