DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Fitoi çmimin si ‘’Ikona e Vitit’’, Jennifer Lopez: Si latine dhe si grua kam punuar 2 herë për të marr atë që doja

Shpërndaje

Jennifer Lopez u nderua me cmimin ‘’ Ikona 2019’’ në “People’s Choice Awards 2020”.

Artistja e “Love Don’t Cost a Thing” u vleresua për punen, kontributin dhe figuren e saj si këngëtare, aktore e po ashtu edhe për karrierën e saj.

Pas marrjes se cmimit, Jennifer ka mbajtur nje fjalim falenderues dhe me disa mesazhe.

“Para vitit 2020 ne ishim të fiksuar për të fituar këtë çmim, duke ‘luftuar’ se kush shiti më shumë rekorde apo gjëra të çmendura. Ky vit na tregoi se çfarë kishte më shumë rëndësi dhe çfarë jo dhe për mua, e përforcoi atë që ka më shumë rëndësi”.

Lopez e cila ka tre dekada karriere ne televizion, skene dhe kinematografi ne fjalen e saj dha edhe disa mesazhe per kembenguljen dhe arritjet, duke iu referuar rrugetimit te saj drejt suksesit.

“Si latine dhe si grua, ne ndonjëherë duhet të punojmë dy herë më shumë për të marrë këtë mundësi. Ndonjëherë ëndrratdhe ambiciet e mia i bënin njerëzit përreth meje të nervozoheshin, duke më thënë: ‘je një kërcimtare, nuk mund të jesh një aktore’. Sa më shumë që thanë se nuk mundem, aq më shumë e dija se duhej ta bëja”, shtoi ajo. “Kështu që tani këtu qëndroj, shumë mirënjohëse, duke e ditur që masa e vërtetë e suksesit tim nuk është në rekordet e shitura, por tek dashuria që ndiej nga të gjithë ju”.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *