DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Koncerti virtual i Dua Lipës, zbulohet emri i të ftuarës së parë

Shpërndaje

FKA Twigs do te jete artistja e pare qe do t’i bashkohet Dua Lipes në koncertin e saj virtual “Studio 2054”. 

Përmes nje postimi ne Instagram, ndersa ka ndare nje fotografi krahas këngëtares, Dua Lipa ka shkruar: “Shumë e lumtur t’iu lajmëroj se FKA Twigs do të na bashkohet në koncertin STUDIO 2054 me një performancë shumë speciale!’’

Përveç artistes FKA Twigs, edhe yje të tjerë janë kontraktuar për të interpretuar në koncertin e 27 nëntorit, por emrat e tyre nuk janë publikuar ende.

Ngjarja “Studio 2054” do të jetë një mbrëmje e mbushur me muzikë, performanca, aktrim, vallëzim dhe shumëçka tjetër. 

Sa i përket këngëve që do të interpretohen në koncert, besohet se Lipa do t’i kthehet edhe hiteve të saja të mëparshme dhe natyrisht, për herë të parë do t’i performojë live disa prej këngëve të albumit “Future Nostalgia” .

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *