DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health Sport & Fitness

6 hapa të thjeshtë për të shmangur kilet e tepërta gjatë karantinës

Shpërndaje

Ndërsa jeni të izoluar për shkak të pandemisë, një mënyrë se si ta kaloni kohën e lirë, por edhe të shmangni kilogramët e tepërt është edhe ushtrimi i sportit dhe gjimnastikës në kushtet e shtëpisë.

Për motivim, nxirrni veshjen tuaj të preferuar  nga gardëroba, në të cilën dëshironi të dukeni sa më bukur, lëshoni muzikën tuaj të preferuar dhe ….aksion.

Çdo ditë mundohuni t’i kushtoni 20 minuta të ditës suaj këtyre ushtrimeve të thjeshta të cilat do ju ndihmojnë  për barkun, vithet dhe duart.

1.Ushtrimet për barkun

Në pozitën galuc mbështetuni në anën e majtë dhe në dorën e majtë. Midis këmbëve vendosni një top të vogël. Këmbët vendosini  në pozitë pjerrtas në drejtim të trupit dhe pastaj ngrijini deri në mbështetëse. Me këtë rast nuk është me rëndësi që t’i ngrini sa më lart, por vetëm aq sa ju lejon trupi që të mos rrëzoheni në shpinë. Shpina patjetër duhet të jetë në pozitë të rrafshët, ndërkaq topi të jetë midis këmbëve. Serinë prej tetë përsëritjeve bëjeni për tri herë.

2.Ushtrimet për vithet

Shtrihuni në shpinë, lakoni këmbët dhe rrafshoni duart. Me njërën këmbë të ngritur ngrini trupin, duke mos e lakuar shpinën. Pas tetë përsëritjeve me njërën dhe këmbën tjetër, bëni një pushim.

3.Ushtrimet për krahët

Ushtrimi më i efektshëm për krahët është shumë e ngjashme me “pompat e ngushta”. Mbështetuni në gjunjë dhe në duar dhe me shpinë të rrafshët lëshohuni në drejtim  të dyshemesë, (Nuk është me rëndësi që të uleni deri në dysheme). Para së gjithash, duhet patjetër të kini kujdes që bërrylat të jenë afër trupit. Serinë prej 8 përsëritjeve bëjeni tri herë.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *