Tërhiqet Daniel Craig, ‘Agjenti 007’ do të jetë një grua
Shpërndaje

Për herë të parë në historinë e kinematografisë, personazhi kryesor i “No Time To Die”, filmi i 25-të në seri, që i është kushtuar agjentit të famshëm 007, i frymëzuar nga romanet e shkrimtarit Ian Fleming, do të interpretohet nga një grua.
Do të jetë Lashana Lynch i cila do të trashëgojë titullin e Agjentit 007, pasi tërheqjes së James Bond-it (Daniel Craig).
Lajmin për këtë ndryshim e ka konfirmuar edhe 32-vjeçarja Lynch gjatë një interviste për “Harper’s Bazaar” .
Ajo pritet të marrë një rol që deri më tani ka qenë i një mashkulli. Ende nuk duhet se si do të reagojnë fansat fanatikë të filmit.