DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

‘People’ /Michael B. Jordan është ‘mashkulli më seksi në botë’

Shpërndaje

Michael B. Jordan është zgjedhur nga revista ‘People’ si ‘mashkulli më seksi në botë’. Aktori 33-vjeçar, e merr këtë vlerësim pas këngëtarit John Legend i cili u zgjodh burri më seksi vitin e kaluar.
Teksa pozoi në kopertinën e revistës ‘People’ , Michael u shpreh: “Është një ndjenjë e mirë. Njerëzit gjithmonë më kanë ngacmuar dhe kanë bërë shaka me mua, duke më thënë se ky është i vetmi titull të cilin nuk do ta fitoja kurrë. Por në fakt, ky është një klub i mirë për të qenë pjesë e tij”
Ylli i filmit “Black Panther” po ashtu ka zbuluar se gratë në familjen e tij janë definitivisht krenare për famën dhe sukseset e tij, si dhe tregoi se gjyshja e tij e ndjerë e kishte pasur traditë t’i koleksiononte edicionet e revistës me yjet e përzgjedhur si “Burri më seksi në botë”. ”Ajo do të ishte krenare për mua sot’’- citohet te jetë shprehur Jordan.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *