Ermonela Jaho, ambasadore kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve
Shpërndaje

Ermonela Jaho është zgjedhur të jetë ambasadorja e CRCA/ECPAT Shqipëri në luftën kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve. Ka qenë vetë sopranoja që e ka bërë publike lajmin në një video të publikuar në anglisht dhe shqip.
“Dhunuesit në mënyrë çnjerëzore po rrëmbejnë çiltërsinë dhe brishtësinë e fëmijëve të dhunuar, por ata nuk do të arrijnë KURRË t’i bëjnë ata të heshtin! Të bëhemi ZËRI i atyre që nuk kanë zë për të folur dhe për të treguar!”- nënvizon Ermonela Jaho, duke ftuar të gjithë të bashkohen në luftën kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe adoleshentëve.
Ermonela Jaho është Ambasadorja e Parë që CRCA, Barnahus Shqipëri dhe Lëvizja Kombëtare #NEJEMI1 kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve, shpallën në ditën e parë të hapjes së aktiviteteve në kuadër të Ditës Evropiane dhe Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Fëmijëve, që daton në 18 dhe 19 nëntor.