Nga aktore në regjizore/ Angelina Jolie prezanton projektin e ri
Shpërndaje

”The Guardian” shkruan se aktorja e njohur Angelina Jolie do të shfaqet si regjisore ne filmin ‘’Unreasonable Behaviour’’,
Filmi autobiografik, do te sjelle jeten e fotografit te famshem McCullin; një nga fotografët më të njohur të luftës. Konfliktet, drama, ndjeshmeria, marredheniet njerezore dhe zotimi i tij absolut per te percjelle te vertetetn e luftes jane boshti i fimit, i cili do te vije me nje skenar te adaptuar nga Gregory Burke.
‘’Jam e përulur që kam një shans për të sjellë jetën e Don McCullin në nje film”, tha Jolie. “Më tërhoqi kombinimi i tij unik i guximit dhe humanizmit, angazhimi i tij absolut për të dëshmuar të vërtetën e luftës, ndjeshmëria dhe respekti i tij për ata që vuajnë pasojat e saj. Shpresojmë të bëjmë një film që është pa kompromis si fotografia e Don, për njerëzit e jashtëzakonshëm dhe ngjarjet që ai pa, për ngritjen dhe rënien e një epoke unike në gazetari”, ka shtuar Angelina Jolie.
Filmi do të prodhohet nga ‘’Working Title’’ bashkë me kompaninë e ‘’Hadry Son and Baker’’.