DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Diplomacy

Joe Biden feston 78-vjetorin e lindjes, popullariteti dhe pjekuria e presidentit të 46-të të SHBA-së

Shpërndaje

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Joe Biden feston 78-vjetorin e lindjes diten e sotme.

Ndërsa pret te perballet me krizen me te madhe shendetesore e humanitare te shekullit, pas marrjes se detyres ne janar te vitit 2021, Biden nga ana tjejer po perpiqet tu tregoje amerikaneve dhe botes mbare se mosha nuk është veçse një numër.

Brian Ott, një profesor i komunikimit në Universitetin Shtetëror të Misurit, i cili studion retorikën presidenciale, tha se fjalimi i Biden për fitoren ishte prekës dhe ndjeshmëria e tij u tregua në një diskutim virtual që ai mbajti në fillim të kësaj jave me punonjës të kujdesit shëndetësor në vijën e parë te pandemise. Përvoja e presidentit të zgjedhur – një kombinim i moshës dhe gati 50 vjet histori dhe karriere në politikë – përcjell më shumë qartësi, optimizem, pjekuri e siguri tek amerikanet.

Senator me 6 mandate nga shteti i Delauerit, Joe Biden u zgjodh për herë të parë në vitin 1972.
Në hapat e para të karrierës, ai u rendit përkrah komunitetit me ngjyrë që kundërshtonte urdhrin e gjykatës që autobusi i shkollave të ishte vetëm për nxënësit e bardhë.

Ndërkohë, si kryetar i komisionit gjyqësor të Senatit në vitin 1991, ai mbikëqyri vendimet e Gjykatës Supreme.

Biden ka qenë gjithashtu një avokat i spikatur i draftit antikrim të vitit 1994, që sipas një pjese të së majtës, inkurajoi dënimet e gjata dhe burgimet në masë.

Një figurë e hershme e skenës politike në Uashington, Biden ka kredenciale jashtezakonisht të forta sa i përket politikës së jashtme. Gjithashtu, i njohur ndryshe si “njeriu qe mbeshtet klasen e mesme”, ai u përpoq të siguronte mbështetjen edhe te qytetarëve qe ishin te lekundur.

Si një ish-pjesëtar i komitetit të çështjeve të jashtme në senat, ai ende flet me pasion të madh mbi forcimin e rolit kryesues të Amerikës në rendin global.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *