DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

“Kënga më e mirë pop-rock”/ Dua Lipa triumfon në “American Music Awards”

Shpërndaje

Ngjarja e përvitshme glamuroze “American Music Awards” e cila u zhvillua në Los Angeles, u mbajt live pavarësisht pandemisë së koronavirusit e cila e ka goditur dukshëm jeten kulturore anembanë botës.

Taylor Swift ishte fituesja kryesore e mbrëmjes duke e rrëmbyer shpërblimin, “Artistja më e mirë e vitit” dhe dy çmime tjera, “Videoklipi më i mirë” dhe “Artistja më e mirë pop/rock”.

Kjo është hera e gjashtë që Swift e rrëmben trofeun kryesor të ceremonisë “AMA”. Ajo nuk ishte e pranishme ne salle, por e pershendeti publikun ne nje video live.

Në mesin e fituesve të mbrëmjes ishte edhe kengetarja shqiptare me fame boterore Dua Lipa. Ajo ishte nominuar në dy kategori të kësaj ceremonie, por arriti të triumfojë në njërën prej tyre duke rrembyer cimimin si “Kënga më e mirë pop/rock” për hitin e saj të padiskutueshëm, “Don’t Start Now”.

“Kënga më e mirë pop-rock”/ Dua Lipa triumfon në “American Music Awards” 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ