DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë

“La Casa de Papel” edhe në versionin korean

Shpërndaje

‘’Netflix’’ ka njoftuar se seriali popullor “La Casa de Papel” do të vijë  në një version të ri në gjuhën koreane. Platforma ‘’Netflix’’ në bashkëpunim me BH Entertainment dhe Contents Zium do të krijojë një version korean të serialit thriller/aksion që korri një sukses të jashtëzakonshëm shikueshmërie dhe pëlqimesh sidomos gjatë muajve të parë të fillimit të pandemisë.

“Krijuesit koreanë kanë zhvilluar gjuhën e tyre dhe kulturën audiovizive për vite me radhë. Ata kanë arritur, si serialet tona, të shkojnë përtej kufijve kulturorë dhe të bëhen një pikë referimi për mijëra shikues në të gjithë botën, veçanërisht midis të rinjve”, tha Alex Pina, krijues dhe producent ekzekutiv i” La Casa de Papel”.

Statistikat e ‘’Netflix’’ tregojnë se më shumë se 65 milionë familje panë një pjesë të sezonit të katërt (d.m.th. pjesën e dytë të sezonit të dytë) në katër javë pas publikimit të tij në prill të këtij viti.

Përshtatja koreane e “Money Heist” do të jetë me regji të Kim Hong-sun, i cili ka qenë regjisor edhe i shumë  dramave televizive si “Visitor”, “Voice” etj.

 

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ