DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

George Clooney: Amal ndryshoi jetën time, kurrë nuk e kisha menduar se do bëhesha baba

Shpërndaje

Në një intervistë për CBS me rastin e filmit të tij të ri ”The Midnight Sky”, George Clooney ka folur për familjen dhe marrëdhënien e tij me Amal.

‘’Kurrë nuk kam menduar për martesë ose fëmijë para se të martohesha me Amal, por gjithçka ndryshoi kur takova atë’’ – është shprehur Clooney.

“Nuk ka dyshim që Amal ndryshoi gjithçka për mua. Ishte hera e parë që çdo gjë që ajo bënte ose diçka në lidhje me të ishte më e rëndësishme se gjithçka tjetër për mua”, shtoi aktori 59-vjeçar .

Amal dhe George u martuan në 2014 në një ceremoni luksoze në Itali dhe janë prindër të dy vogëlushve Alexander dhe Ella.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për periudhën e izolimit gjatë muajve të pranverës. Clooney është shprehur se gjatë kësaj periudhe është angazhuar edhe në punët e shtëpisë, duke larë rrobat apo pastruar dyshemenë.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ