DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Ava Max pjesë e ”Forbes”, mes të rinjve të suksesshëm të vitit 2020

Shpërndaje

Ava Max është në mesin e artistëve të suksesshëm të përfshirë në listën e përvitshme, “Forbes nën 30 vjeç”, të përpiluar nga revista prestigjioze.

Kjo listë ka për qëllim të njoftojë çdo vit sukseset financiare të 600 personaliteteve të reja, në 20 kategori të ndryshme.

Këngëtarja ka reaguar ndaj lajmit të mirë duke postuar një mesazh në rrjetet sociale:

“Faleminderit për këtë nder revista ‘Forbes’. “30 nën 30”!!! Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm dhe ne sapo kemi filluar”- ka shkruar artistja me origjinë shqiptare në profilin e saj.

‘’ Ava Max grumbulloi katër miliardë transmetime përpara se të publikonte albumin e saj të parë. Shqiptaro-amerikania publikoi albumin e saj debutues ‘Heaven & Hell’ në vitin 2020, ndërsa singëlli i saj  “Kings & Queens” kaloi pesë javë si numri 1 i Evropës, duke e bërë atë një yll ndërkombëtar. ‘’ – shkruan ndër të tjera revista prestigjioze.

Ava Max pjesë e ''Forbes'', mes të rinjve të suksesshëm të vitit 2020 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *