DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health Showbiz

Jennifer Lopez lancon linjën e saj kozmetike : Kjo është një ëndërr 30-vjeçare

Shpërndaje

Listës së personazheve të famshëm që kanë biznese në fushën e industrisë së kozmetikës i është bashkuar edhe Jennifer Lopez.

“Ky nuk është thjesht një projekt me pasion, është një ëndërr e imja 30-vjeçare. Mezi po pres të ndaj sekretet e lëkurës sime me ju”-shprehet J.Lo në një video të publikuar në Instagram.

Ndërsa bën thirrje për prenotim për blerjet, Lopez thotë se produktet do të dalin në shitje në janar të vitit 2021.

“Bukuria nuk ka datë skadencë”-është moto e markës kozmetike të saj.

Së fundmi fansat e këngëtares aluduan se ajo dhe Alex Rodriguez do të bëjnë dasmë, por një lajm i tillë nuk është konfirmuar nga Lopez, e cila është shprehur se dasma nuk është prioritet aktualisht, për shkak të pandemisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ