DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle Sport & Fitness

Ja sa minuta aktivitet fizik duhet të bëni që ta rrisni imunitetin në mënyrë natyrore

Shpërndaje

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon që të rriturit të bëjnë çdo javë të paktën 150 – ose, dhe më mirë akoma, 300 – minuta aktivitet fizik aerobik me intensitet të moderuar, në mënyrë që të rrisin aftësitë e organizmit për luftimin e rreziqeve prej sëmundjeve të zemrës, diabetit, tensionit të lartë , kancerit apo edhe depresionit. Kjo këshillë është edhe më e rëndësishme gjatë një pandemie. Ju mund të zgjidhni të bëni disa ushtrime në shtëpi apo edhe në ambiente të jashtme, pa pajisje të veçanta dhe pa kufizim të hapësirës.

Qëndrimi i gjatë ulur dhe niveli i ulët i aktivitetit fizik mund të kenë efekte negative ndaj shëndetit, mirëqenies dhe cilësisë së jetës, ndaj ushtrimet janë një domosdoshmëri për të forcuar sistemin imunitar në mënyrë natyrore.

 

Çfarë mund të bëni:

-Aktivitete aerobik: çiklizëm, sport dhe lojëra aktive

– Vrap apo ecje të shpejtë

– Ushtrime për forcimin e muskujve të paktën 3 ditë në javë

– Kërcim në litar

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ