DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

5 gjërat që duhet të bëni para se të përfundojë 2020-ta

Shpërndaje

Fundi i vitit po afrohet shpejt. A keni bërë gjithçka që kishit planifikuar për të bërë këtë vit? Me siguri jo. Covid-19 në mënyrë të pashmangshme i ndryshoi disa nga planet tona.

Shpesh planet dhe qëllimet ndryshojnë përgjatë dymbëdhjetë muajve dhe kjo është normale. Ne fillojmë vitin me disa ide, por me kalimin e kohës ne ndryshojmë, në varësi të nevojave apo rrethanave.

Më poshtë ju sugjerojmë 5 gjërat / veprimet që duhet të ndërmerrni pa përfunduar 2020-ta.

1.Mendoni për të gjitha gjërat e mira në jetën tuaj dhe për çfarë ndjeheni mirënjohës/e

Shikoni përsëri në vitin që po lemë pas. Sigurisht, ka diçka të mirë që ka ndodhur. Ju punoni shumë. Është koha për të festuar arritjet tuaja. Mos e mundoni veten për gjëra që nuk ndodhën. Numëroni gjerat e bukura dhe jini mirënjohës/e.

2.Dhuro diçka

Nga diçka materiale, deri tek një vakt i gatuar për një të pastrehë, dhurimi ka disa dimensione e forma

Para se viti të mbarojë, bëj diçka për të kënaqur të tjerët, por edhe veten. Jo domosdoshmërisht të dhurosh do të thotë të japësh para kesh, por çfarëdo që të mundesh.

3.Kaloni pak kohë vetëm

Zbukurohu. Lexo një libër ose bëj thonjtë, pse jo dush, bëj meditim, merru me flokët, ricikloni veshjet, pastroni shtëpinë, uluni në një kafene dhe pini kafe, çaj ose kakao. Bëni diçka për veten tuaj dhe reflektoni për vitin që po vjen. Nëse ju jeni i/e lumtur edhe të tjerët rreth jush do të jenë të lumtur.

4.Paguaj taksat

Në fund të vitit, pagesa e taksave është një stres më vete, por një detyrim që duhet kryer, kështu që mundohu ta organizosh edhe këtë pjesë para se kalendari të shënojë 2021.

5.Vendos objektiva për vitin e ri

Mos i lër objektivat për janar. Fillo të mendosh çfarë nuk ke realizuar brenda këtij viti dhe lëri vetes detyrë për vitin e ardhshëm. Bëje tani! Gjithmonë është e rëndësishme ta keni një plan apo vizion në mendje.

Janari dhe viti i ri është pranë. Gjeni kohë për të bërë dy ose tre nga këto aktivitete për të përfunduar sezonin sa më bukur.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ