DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Talent

U shpall ”fëmija i vitit” nga ‘Times”, kush është shkenctarja e vogël nga Colorado

Shpërndaje

Revista prestigjioze ‘’Time’’ ka shpallur ‘’fëmijën e vitit’’. Ajo quhet Gitanjali Rao dhe është vetëm  15 vjeç.

Adoleshentja nga Denver, Colorado me origjinë indiane filloi të ushqente një dashuri  të veçantë dhe interes për shkencën që në moshën 10-vjeçare, kur zbuloi teknologjinë e sensorit të nanotubit të karbonit, që përdor molekulat për të zbuluar kimikatet në ujë. Nga këtu pasioni i saj për shkencën u shtua.

Roa u zgjodh nga një grup prej më shumë se 5,000 të nominuarish. Juria u habitën se si 15-vjeçarja kishte përdorur teknologjinë për të luftuar një numër çështjesh sociale duke filluar nga uji i ndotur tek varësia nga opioidet dhe ngacmimi në internet.

“Qëllimi im është që jo vetëm që të krijoj pajisjet e mia për të zgjidhur problemet e botës, por edhe të frymëzoj të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë si unë. Nga përvoja ime personale, nuk është e lehtë kur nuk sheh askënd si ti. Prandaj unë me të vërtetë dua të jap mesazhin: ‘Nëse unë mund ta bëj, edhe ti mund ta bësh, të gjithë mund ta bëjnë”, ka shtuar ajo.

Gitanjali Rao ëndërron të studiojë gjenetikë dhe epidemiologji në ‘’Massachusetts Institute of Technology.’’

U shpall ''fëmija i vitit'' nga 'Times'', kush është shkenctarja e vogël nga Colorado 1

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ