Rozana Radi pozitive me Covid-19: Jam karantinuar
Shpërndaje

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Rozana Radi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Artistja ka treguar se i është nënshtruar dy testeve të njëpasnjëshme.
Në të parin ajo doli negative, por në të dytin ka rezultuar se është bartëse e virusit.
Ajo ka njoftuar se është karantinuar dhe po merr mjekimin në shtëpi duke u konsultuar me mjekun e familjes dhe për momentin gëzon një gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
“Pas një rezultati negativ ripërsërita tamponin dhe…. POZITIV. Jam karantinuar dhe po marr mjekimin e nevojshëm duke u konsultuar me mjekun e familjes.” shkruan Radi në postimin e saj.