DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture Star Inspiration

66 vjet nga vdekja e Frida Kahlos, kush ishte artistja surrealiste që theu barrierat

Shpërndaje

Frida Kahlo de Rivera ishte një piktore meksikane e njohur për autoportretet e saj dhe një dhe nga feministët më të mëdha të të gjitha kohërave.

Vepra e saj ka qenë e njohur ndërkombëtarisht si simboli i traditave meksikane kombëtare dhe autoktone. Ajo e kaloi të gjithë jetën në  Mexico City, në shtëpinë e saj, e cila është e njohur si “La Casa Azul,”.

Frida Kahlo kishte një karakter të vështirë. Ajo ishte e pavarur, një femër e fortë dhe shpesh e vrazhdë. Pinte alkool si meshkujt, shante dhe sillej si ata. Kahlo pëlqente që  të pikturonte veten, ku nga 143 piktura të saj, 55 janë autoportrete. Kur ishte 21 vjeçe, takoi piktorin e famshëm mural, Diego Rivera  ku edhe u martuan. Diego Rivera ishte admiruesi më i madh i artit të saj, por ata kishin një lidhje të trazuar.  Të divorcuar dhe të rimartuar ata mbetën dy persona që e deshën njëri-tjetrin.

Në 1939, “The Frame”  e Kahlos, u bë vepra e parë e një artisteje meksikane që u përvetësua nga Muzeu i Luvrit, pasi një nga themeluesit e surrealizmit, Andre Breton, u njoh me pikturat e Fridës gjatë një vizite në Meksikë. Sipas tij ajo ishte një surrealiste e lindur.

Më poshtë do të lexoni disa nga shprehjet e saj më të famshme:

“Shpresoj se çlirimi është i lumtur dhe shpresoj se kurrë nuk do të kthehem”

“Dua t’ju jap gjithçka që nuk keni pasur kurrë, as nuk do ta dini se sa e mrekullueshme është të të duan”

“Bukuria dhe shëmtia janë një mirazh, sepse të tjerët përfundojnë duke parë brendshmërinë tonë”

“Asgjë nuk vlen më shumë se e qeshura”

“Ankthi dhe dhimbja, kënaqësia dhe vdekja nuk janë asgjë tjetër veçse një proces që ekziston. Lufta revolucionare në këtë proces është një derë e hapur për inteligjencën “

“Në fund të ditës, mund të durojmë shumë më tepër sesa mendojmë se mund të mbajmë”

“Të mbjellësh një vuajtje është të rrezikosh ta lejosh atë që të gëlltisë, nga brenda”

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *