Ivanka Trump do të rrëfejë në një libër ‘’të vërtetën’’ e saj në Shtëpinë e Bardhë
Shpërndaje

Ivanka Trump, vajza e presidentit në largim Donald Trump, nuk e përjashton mundësinë e përmbledhjes në një libër të gjithë rrugëtimit të saj 4-vjeçar si vajza dhe këshilltarja e presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Mediat amerikane shkruajnë se Ivanka do të sjellë një libër me fakte e dëshmi të 4 viteve si një ndër njerëzit më të afërt të presidentit Trump. Ky libër thotë shtypi amerikane pritet të jetë edhe një kundërpërgjigje ndaj kritikave të qeverisjes Trump në 4 vite.
“Ajo mbajti shumë shënime gjatë kësaj periudhe. Dhe ajo dëshiron të tregojë të vërtetën për shumë çështje, përfshirë këtu edhe marrëdhënien me Melanian si dhe t’u përgjigjet kritikave që i janë bërë”, thonë disa burime për ”New York Post”.