DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Theu rregullat anticovid/ Rita Ora: Më falni, ndihem e turpëruar

Shpërndaje

Pasi theu rregullat e karantinës të vendosura nga qeveria britanike, për ta festuar ditëlindjen në një restorant e shoqëruar nga 30 të ftuar, Rita Ora kërkoi publikisht falje.

Megjithë faktin që ajo kërkoi falje, kritikat ndaj veprimit të saj të pamenduar mirë kanë vazhduar në një vend si Britania e goditur rëndë nga pandemia. Së fundmi në një prononcim për gazetën  “The Sun”  këngëtarja citohet të ketë thënë: “Falja ime ishte aq e sinqertë dhe vinte nga zemra. Tani thjesht shpresoj dhe lutem që publiku ta shoh këtë gjë, dhe ta pranojë faktin se jam penduar për këtë gabim”.

Ajo ka pranuar se është plotësisht e vetëdijshme për sakrificat që njerëzve u është  dashur të bëjnë gjatë pandemisë, dhe ndihet e turpëruar për veprimet e saj të papërgjegjshme duke rrezikuar jetën e miqve dhe jo vetëm.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ