DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Studimi/ Motra e madhe është çelësi i suksesit në jetë

Shpërndaje

Të kesh një vëlla të madh do të thotë që të kesh gjithmonë aty dikë që të mbron, por të kesh një motër të madhe do të thotë të kesh aty këshilluesen më të mirë për një jetë të suksesshme.

Sipas një studimi fëmijët që rriten me një motër të madhe mund të jenë më të suksesshëm në vendimet që ata marrin.

Studiuesit zbuluan se motrat e mëdhaja zhvillojnë më shumë aktivitete që ndihmojnë në zhvillimin e fëmijëve dhe janë shumë të rëndësishme në formimin e ideve, ëndrrave dhe botëkuptimeve për jetën.

Për të eksploruar ndikimin e të pasurit një vëlla ose motër më të madhe përreth, studiuesit studiuan 552 familje në Kenia, ku përfshiheshin 699 fëmijë të vegjël që kishin një vëlla ose një motër më të madhe, të moshës 7 deri në 14 vjeç.

Për të kuptuar se kush po u ofronte më shumë stimulim fëmijëve të vegjël, studiuesit anketuan prindërit e fëmijëve. Ata pyetën sa aktivitete – të tilla si të kënduarit, të lexuarit dhe të luajturit – anëtarë të ndryshëm të shtëpisë janë të angazhuar me fëmijët e vegjël.

Mesatarisht, doli që motrat e mëdha merreshin me aktivitete më stimuluese me vëllezërit e motrat e tyre më të vogla se çdo anëtar tjetër i shtëpisë. Ky nuk ishte i njëjti rezultat edhe për vëllezërit më të mëdhenj.

Kur analizuan të gjitha të dhënat, studiuesit zbuluan se të pasurit një motër më të madhe, përmirëson ndjeshëm fjalorin e fëmijëve të vegjël dhe aftësitë motorike të mendjes.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ